Rastet e PPS-së, pesë të akuzuar kërkojnë t’u kthehen pasaportat
Pesë të akuzuar në rastet e ngritura nga Prokuroria Speciale....

Pesë të akuzuar në rastet e ngritura nga Prokuroria Speciale, kërkojnë kthimin e pasaportave të konfiskuara si masë kujdesi për të parandaluar largimin e tyre nga vendi.
Mes atyre që kanë kërkuar kthimin e pasaportës janë ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish i punësuari në këtë drejtori, Toni Jakimovski, dhe dy persona të tjerë.
Prokuroria speciale është e njoftuar me kërkesën për shfuqizimin e masave të kujdesit, por ende nuk i ka kthyer përgjigje gjykatës, e cila në fakt është instanca e fundit që duhet të marrë vendim.
Kërkesa e të akuzuarve në rastet e PPS-së ka bazë ligjore në një tjetër rast paraprak, kur gjykata ia ktheu pasaportën liderit të LSDM-së të akuzuar për rastin “Puç”.
Pesë të akuzuarit argumentojnë kërkesën e tyre me faktin se pasaportat ju duhen për udhëtime pune dhe siguri për kthim, janë familjet dhe bizneset në vend, siguri që u dha edhe nga Zaevi në kërkesën e tij në atë kohë.
Pas akuzave të Speciales dhe kërkesave për masa kujdesi, gjykata ua konfiskoi pasaportat rreth 40 personave.
