Policia arreston Igor Jugun

21.09.2017 12:54

MPB mëngjesin e sotëm ka lokalizuar vendndodhjen e Igor Jugut nga Kumanova...

MPB mëngjesin e sotëm ka lokalizuar vendndodhjen e Igor Jugut nga Kumanova, i dyshuar për pjesëmarrje në zhvillimet e 27 prillit.

Jozyrtarisht mësohet se i njëjti është arrestuar. Igor Jug dyshohet që më 27 prill në zhvillimet e përgjakshme në Kuvend ka marrë pjesë në turmën që kryen vepër penale.

Në video inçizimet e publikuara, Jug shihet derisa në sallën e konferencave për shtyp ka qenë i armatosur kur turma është konfrontuar me deputetët e shumicës parlamentare.