BE rikonfirmon mbështetjen për Ballkanin perëndimor
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini....

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, dhe komisioneri për zgjerim i bllokut, Johannes Hahn, takuan udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
“Rikonfirmuam mbështetjen e qartë të BE-së për perspektivën e zgjerimit me Ballkanin Perëndimor, ashtu siç është thënë së voni edhe në nivel të Këshillit Europian, edhe nga presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, në fjalimin e tij vjetor”.
Ndërkohë, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, dhe komisioneri për zgjerim i bllokut, Johannes Hahn, përmes një deklarate të përbashkët thanë se në përputhje me këtë angazhim, Bashkimi Europian po rrit mbështetjen ndaj të gjithë partnerëve, drejt objektivave të arritshme dhe realiste, në mënyrë që përparimi i tyre të jetë i pakthyeshëm deri në fund të mandatit tonë. “Jemi të kënaqur që presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryesuesi i Presidencës së Bosnjës, Dragan Çoviq, kryeministri i Serbisë, Edi Rama, dhe kryeministri i ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Zoran Zaev, kanë konfirmuar përkushtimin e tyre për realizimin e reformave, sidomos në drejtësi, sundim të ligjit dhe të drejta themelore, si dhe për përforcimin e bashkëpunimit rajonal dhe të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”,- thanë Mogherini dhe Hahn.
