“Duam ajër të pastër”, nxënësit e Çairit fushatë sensibilizimi me vizatime
Në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, shkollat fillore të Çairit iu bashkëngjitën protestës “Duam ajër të pastër”....

Në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, shkollat fillore të Çairit iu bashkëngjitën protestës “Duam ajër të pastër”.
Fillimi i sezonit dimëror rikthen problemin e vjetër në të gjithë vendin pasi smogut të makinave u shtohet edhe tymi i drunjve që digjen nga amvisëritë. Nxënësit nëpërmjet vizatimeve përcjellin porosinë se ata kanë të drejtë të thithin ajër të pastër.
Autoritetet komunale thonë se pushteti lokal dhe qendror duhet të përforcojnë bashkëpunimin për t’u përballur me ndotjen e ajrit.
“Normalisht të gjitha institucionet, duke përfshirë edhe komunën e Çairit, ndërmarrin mekanizma në nivel të përditshëm dhe periodike në koordinim me Qytetin e Shkupit për të shmangur këtë problematikë dhe në këtë drejtim mendoj se duhet të përforcojmë bashkëpunimin e gjithanshëm e institucioneve për të arritur rezultate sa më të mira”,- theksoi zëdhënësi i komunës së Çairit, Kushtrim Alla.
Gjithsesi, gjatë stinës së vjeshtës dhe të dimrit mbetet rekomandimi për mospërdorimin e lëndëve djegëse që ndikojnë në rritjen e nivelit të ndotjes së ajrit, shmangien e shfrytëzimit të veturave dhe përdorimin e transportit urban. (Rexhep Qamili, TVM2)
