Uragani “Maria”, shkatërrim në Puerto Rico, një i vdekur
Uragani “Maria” ka shkatërruar gjithçka në Puerto Rico....

Uragani “Maria” ka shkatërruar gjithçka në Puerto Rico. Qendra Kombëtare për Uraganet në ShBA njoftoi se përmbytje katastrofike kanë përfshirë pjesë të ndryshme të ishullit. 3.5 milionë banorët e ishullit kanë mbetur pa energji elektrike. Deri tani është shënuar vetëm një viktimë, që është goditur nga mbetje që fluturonin në ajër për shkak të erërave.
“Maria” është dobësuar në një stuhi të kategorisë dy dhe po largohet nga territori amerikan duke iu afruar Republikës Domenikane.
Banorët të cilët ishin larguar nga shtëpitë e tyre drejt strehëve të sigurta, pasi u kthyen thanë që vendi ishte shkatërruar, copa ishin shpërndarë nëpër rrugë, linjat elektrike ishin prishur dhe pemët ishin shkulur prej stuhisë.
