Përvojat e BE-së. Si të zgjidhen lëndët me vlera të ulëta?
Qytetarët dhe kompanitë duhet të shfrytëzojnë procedurën e përshpejtuar....

Qytetarët dhe kompanitë duhet të shfrytëzojnë procedurën e përshpejtuar për zgjidhje të lëndëve me vlerë të ulët.
Kjo mënyrë e veprimit kursen kohë të gjykatave dhe përmirëson qasjen drejt të drejtave të qytetarëve dhe mikro kompanive. Kjo u tha gjatë prezantimit të raportit për zgjidhje të kontesteve me vlerë të ulët “Përvojat nga vendet anëtare të BE-së”, të përgatitur nga Banka Botërore në bashkëpunim me Ambasadën e Holandës.
“Nuk ekziston asnjë amvisëri që nuk e pranon të paktën një faturë komunale në muaj, për atë është shumë e rëndësishme të ketë një sistem efektiv për realizimin e pagesave, kjo është më me rëndësi për Maqedoninë duke pasur parasysh revidimin për reforma në gjyqësi”,- deklaroi ambasadori i Holandës, Valter Plomp.
Në grupin e kërkesave të vogla dominojnë faturat e papaguara për shërbimet komunale, problem ky që është më i pranishëm në Bosnje dhe Hercegovinë, por jo më pak i pranishëm në vendet e tjera.
“Është e rëndësisë së veçantë krijimi i një sistemi efikas dhe të besueshëm i bazuar në sundimin efektiv të ligjit. Marrë parasysh këtë, dua tua prezantoj analizat, kjo është pjesë e partneritetit, ashtu siç edhe potencova, ne pretendojmë të bëjmë një shqyrtim krahasues në vende të ndryshme në Europë dhe në Ballkanin perëndimor, me çka do të kërkojmë zgjidhje praktike”,- tha drejtori i Zyrës së Bankës Botërore – Shkup, Marko Montovaneli.
Ideja nuk është që të promovohet një sistem i cili praktikohet në Holandë, por të sigurohen analiza adekuate për të dizajnuar politika me interes të qytetarëve, deklaroi ambasadori Plomp. (Gazmend Rexhepi, TVM2)
