Ndryshimet në KShZ, Ermira Asani edhe zyrtarisht anëtare e re
Ermira Asani prej sot edhe zyrtarisht është anëtare e Komisionit Shtetëror Zgjedhor....

Ermira Asani prej sot edhe zyrtarisht është anëtare e Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Pas betimit solemn para kryetarit të Kuvendit, ajo u zotua se do të punojë për zgjedhje të lira demokratike.
Ermira Asani në KShZ vjen në vend të Bedredin Ibrahimit nga PDSh-ja. Emërimi i Asanit në KShZ pasoi pas ndryshimeve ligjore, sipas të cilave partia e më e madhe opozitare shqiptare duhet të ketë një anëtar në institucionin më të lart zgjedhor. Asani është nënkryetare e Lëvizjes BESA dhe kryetare e forumit të gruas të kësaj partie.
“Para kryetarit të Kuvendit dhashë betimin që punën time do ta kryej me ndërgjegje dhe me përgjegjësi. Ky do të jetë përkushtimi im gjatë gjithë kohës që do të jem anëtare e Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Do të përkushtohem maksimalisht që të jap kontributin tim në suaza të Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Maqedonisë. Ne na ngelet të presim dhe të shpresojmë që këto zgjedhje të jenë fer, të lira dhe demokratike”,- deklaroi anëtarja e KShZ-së, Ermira Asani.
