Xhaferi takim me lordin Grokot dhe baroneshën Kusins

21.09.2017 18:16

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, priti delegacionin e Komisionit....

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, priti delegacionin e Komisionit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Shtëpisë së Lordëve në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, lordin Brus Grokot dhe baroneshën Xhin Kusins.

Xhaferi, siç njoftoi shërbimi për informim i kuvendit, në fillim të takimit shprehu mirënjohje për përkrahjen e fuqishme dhe të hapur që Mbretëria e Bashkuar ia jep Maqedonisë në raport me reformat në rrugëtimin e saj drejt integrimit në strukturat euroatlantike dhe theksoi se edhe përskaj Bregzitit, për Maqedoninë edhe më tutje do të jenë të mirëseardhura përvojat britanike nga anëtarësia në BE.

Lordi Grokot dhe baronesha Kusins shprehën kënaqësi nga mikpritja në Kuvendin e Maqedonisë, në shtëpinë e demokracisë dhe të qytetarëve, pasi parlamenti paraqet shtyllën e demokracisë.

Funksioni i kryetarit të parlamentit është më i rëndësishmi dhe më i përgjegjshmi, veçanërisht gjatë ndërrimit të pushteteve. Bashkëbiseduesit këmbyen mendime rreth sfidave të ardhshme të përbërjes së re parlamentare, rreth rolit të Kuvendit si korrektues i pushtetit ekzekutiv dhe për reformat e duhura sipas Planit “3-6-9” të Qeverisë në drejtim të integrimit sa më të shpejtë të Republikës së Maqedonisë në strukturat euroatlantike.

Gjithashtu, mbajtja dhe kultivimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore është imperativ për stabilitetin e përbashkët rajonal, u tha në takim.

Delegacioni britanik ka realizuar takim edhe me zëvendëskryeministrin, Bujar Osmani.