Maqedoni
Reshjet e fundit të dëmshme për bujqësinë
17.06.2014 19:08
Reshjet e shiut në këtë periudhë të vitit dëmton pothuajse të gjitha kulturat bujqësore...

Reshjet e shiut në këtë periudhë të vitit dëmton pothuajse të gjitha kulturat bujqësore, por më i theksuar është dëmi i shkaktuar te gruri, i cili është prekur nga disa lloje infektimesh, bëjnë të ditur ekspertët e agronomisë dhe bujqit. Ata po ashtu theksojnë se lagështia e tepërt ka shkaktuar rrëzimin e të mbjellave, gjë që pengon realizimin e korrjes së grurit.
“Ky vit me të reshura, sidomos te llojet e ndjeshme, lirisht mund të them se infektimi është qind për qind dhe nuk ekziston gjeth i shëndoshë. Infektimi me paraqitje të një shenje ngjyrë kafe ka filluar që nga gjysma e parë e marsit, kur është dashur të fillojë trajtimi kualitativ”, deklaroi dekani i Fakultetit të Bujqësisë në Universitetin “Goce Dellçev”, Ilija Karov.
Bujqit që posedojnë makineri moderne, por edhe që mbjellin farë cilësore, e kanë më të lehtë të përballen me vështirësitë në kultivimin e kulturave bujqësore.
“Nëse bëjmë analiza për këtë vit, mund ta trajtojmë si vit me mjaft të reshura, por për fat të keq në vite të këtilla me reshje, paraqiten shumë sëmundje. Kjo mundtë tejkalohet vetëm nëse posedoni pajisje moderne. Ne kemi makineri, e cila në çdo 24 metra krijon linja, të cilat më pas gjatë tërë vitin e shfrytëzojmë për të trajtuar bimët qoftë për ujitje apo për trajtimin e sëmundjeve. Me këto linja në çdo moment mund të futemi në ara qoftë edhe kur ka ujë”, theksoi bujku Bube Trajtovski.
Në situata të këtilla bujqve u mbetet që të sigurojnë të mbjellat. Nga Ministria e Bujqësisë bëjnë të ditur se që nga viti 2008 qeveria mbulon 60% të sigurimit ndërsa vetëm 40% duhet ti mbulojnë vet bujqit.
GYLTENE SINANI
