Dita Ndërkombëtare e Alsajmerit, në Maqedoni mbi 20 mijë persona vuajnë nga Alsajmeri

21.09.2017 18:52

Rreth 20 mijë persona në Maqedoni vuajnë nga sëmundja e Alsajmerit....

Rreth 20 mijë persona në Maqedoni vuajnë nga sëmundja e Alsajmerit, ndërsa vetëm 10-20% e tyre trajtohen dhe pjesa dërrmuese e të prekurve nga kjo sëmundje nuk marrin terapinë adekuate.

Kjo vjen pas analizës së shifrave të ilaçeve të cilat harxhohen në vend për këtë sëmundje, u tha me rastin Ditës Ndërkombëtare të Alsajmerit. Qëllimi i kësaj iniciative është të vetëdijesohen njerëzit të cilët kanë pacientë në familje dhe t’i dërgojnë në mjek për diagnostifikim në kohë dhe të shërohen në mënyrë adekuate nga sëmundje që në popullatë njihet si sklerozë, artio-sklerozë dhe Hares.

“Me terapinë që e kemi aktualisht këtu në Maqedoni, mundet të rritet cilësia e jetës së pacientëve, gjithashtu edhe të familjes, sepse kjo sëmundje hyn edhe në shtëpi dhe jo vetëm që ia humb kujtimet nga memoria pacientit, por e involvon të gjithë familjen që të kujdesen 24 orë për të. Ekzistojnë barna me të cilat përmirësohet kualiteti i jetës së tyre. Simptomat kryesore të sëmundjes Alzheimer janë: dëmtimi i kujtesës dhe të menduarit, çorientimi dhe konfuzioni, vendosja e gjërave gabimisht, mendimet abstrakte, ndryshimet e disponimit, problemet në komunikim, humbja e orarit normal të gjumit etj”,- deklaroi mjeku në klinikën neurologjike, Gabriela Novatni.

Ajo u bëri thirrje familjeve që kanë persona me simptoma të tilla që të mos i mbajnë ata në shtëpi ose në shtëpi për të moshuarit, por t'i dërgojnë ata në mjek.

Sipas statistikave, në Maqedoni janë 400,000 njerëz mbi 65 vjeç, rreth 20,000 prej tyre vlerësohet të kenë Alsejmer, ndërsa vetëm 2,000 deri në 3,000 prej tyre trajtohen, ky numër është shumë i vogël, thanë mjekët. Në vendet fqinje si Serbia, Kroacia, Greqia trajtohet 40 deri në 50 për qind e pacientëve. (Farije Dauti-Bakiju, TVM2)