MPB: Arratiset një i burgosur në Idrizovë

21.09.2017 19:54

Një të burgosuri në burgun e Idrizovës nuk i është pritur amnistia.....

Një të burgosuri në burgun e Idrizovës nuk i është pritur amnistia dhe ka vendosur të arratiset.

Siç bën të ditur MPB, pasditen e djeshme, në oborrin e burgut së pari pa leje është futur një vajzë e moshës 20 vjeçare nga Shkupi.

Vajza është vërejtur nga ana e të punësuarve të burgut. Ajo ka qenë në shoqëri me të burgosurin.

I burgosuri ka arritur që të arratiset, ndërsa vajza është ndaluar nga policia.