Rajoy, kundër referendumit për pavarësinë e Katalonjës

21.09.2017 20:24

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, u bërë thirrje separatistëve të Katalonjës....

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, u bërë thirrje separatistëve të Katalonjës të braktisin planet rreth referendumin për pavarësi më 1 tetor.

Ai kërkoi nga qeveria e rajonit të heqë dorë nga “përshkallëzimi i radikalizmit dhe mosbindjes”.

Autoritetet spanjolle kanë bërë përpjekje të ndalin votimin, të cilin e konsiderojnë si të paligjshëm, duke konfiskuar materialet e votimit. Kërkimet e policisë në Barcelonë, kryeqytetin e Katalonjës, kanë shkaktuar protesta masive në rrugë, të mërkurën. Rreth 40,000 njerëz kanë bllokuar hyrjen në Ministrinë e Ekonomisë së Katalonjës, mbrëmë vonë.

Partitë separatiste që kontrollojnë Parlamentin e Katalonjës kanë miratuar Ligjin për referendum në fillim të këtij muaji, pasi me vite kanë kërkuar të drejtën për të mbajtur votim të lirë për vetëvendosje.

Duke folur nga rezidenca e tij zyrtare, Rajoy tha se “ka ende kohë për t’i shmangur të këqijat më të mëdha”, ndërsa u bëri thirrje liderëve katalanas të respektojnë ligjin. Katalonja, një rajon i pasur me 7.5 milionë banorë në verilindje të Spanjës, ka gjuhën dhe kulturën e saj, por nuk njihet si komb i veçantë nga shteti spanjoll.