Nju Jork, Zaevi fjalim në Asamblenë e OKB-së

22.09.2017 12:38

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, sot do të mbajë fjalim para Asamblesë....

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, sot do të mbajë fjalim para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork dhe do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të KB-së, Antonio Guterеsh.

Kryeministri Zaev gjatë ditës së djeshme ka realizuar edhe një sërë takimesh, përfshirë edhe takimin me eurokomisarin për zgjerim, Johanes Han, dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federika Mogerini.

Me këtë rast, Han ka shprehur mbështetje për reformat e filluara, derisa kryeministri Zaev shpresë për hapërimin përpara drejt eurointegrimeve. Delegacioni i udhëhequr nga Zaevi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrovi, morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të 72 të KB-së, e cila këtë javë mbahet në Nju-Jork.

Debati i parë i Asamblesë së Përgjithshme u hap të martën, ku fjalim për herë të parë në KB mbajti presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp.