Vazhdon seanca gjyqësore për “Lagjen e trimave”

22.09.2017 12:53

Vazhdon sot seanca për rastin e Kumanovës që në opinion njihet si rasti “Lagja e Trimave”.....

Vazhdon sot seanca për rastin e Kumanovës që në opinion njihet si rasti “Lagja e Trimave”.

Edhe ditën e sotme pritet që pala mbrojtëse të japë fjalën përfundimtare për të akuzuarit në procesin gjyqësor për ngjarjet në Kumanovë.

Paraprakisht, gjatë seancës së disa ditëve më parë pala mbrojtëse ripërsëriti se edhe analizat për prani të barutit në duart e të akuzuarit, Irfan Lutfiu, kanë rezultuar negative.

Mbrojtja thekson se i akuzuari nuk ka qenë i veshur me uniformë ashtu siç pretendon prokuroria dhe këtë e kanë dëshmuar edhe dëshmitë verbale dhe ato materiale.

Nga video incizimet mund të shihet se ai nuk është dorëzuar me grupin, këtë e kanë konstatuar edhe pjesëtarët e tjerë të grupit të cilët kanë deklaruar se nuk e dinë dhe nuk e kanë parë atë më parë.

Avokati mbrojtës, Alispahiq, përkujtoi se shënjestër e terroristëve janë popullata civile, ndërsa në këtë rast ka një paradoks ku civilët akuzohen për terrorizëm dhe organizim terrorist.