Kim i përgjigjet Donald Trumpit: Do ta paguash shtrenjtë!

22.09.2017 13:23

Fjalimi i marrë i Donald Trumpin në Kombet e Bashkuara....

Fjalimi i marrë i Donald Trumpin në Kombet e Bashkuara e kanë bindur edhe më fort Korenë e Veriut se zhvillimi i armëve të saj bërthamore është vendimi i duhur. Ky ishte reagimi i udhëheqësit suprem të vendit komunist, Kim Jong-un, që iu adresua vendit përmes agjencisë shtetërore duke komentuar deklaratat e Donald Trumpit.

Përmes një deklarate personale të transmetuar anglisht në gjuhën e presidentit amerikan në Agjencinë shtetërore të lajmeve KCNA dhe e pashembullt viteve të fundit në vendin hermetik komunist, Kim Jong u zotua se “Donald Trump do ta paguajë shtrenjtë për komentet e bëra së fundi në OKB”.

Ndër të tjera, Trumpi tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta shkatërronin plotësisht Korenë e Veriut nëse do të detyroheshin prej kësaj të fundit për të mbrojtur vetveten dhe aleatët e Uashingtonit në rajon.