Vendimi – ShBA, sanksione të reja kundër Koresë së Veriut
Presidenti amerikan, Donald Trump, të enjten vendosi sanksione.....

Presidenti amerikan, Donald Trump, të enjten vendosi sanksione të reja ekonomike kundër Koresë së Veriut për kërcënimin e saj bërthamor, duke vënë në shënjestër individët dhe bizneset që financojnë tregtinë me regjimin e izoluar komunist të Phenianit dhe atyre që financojnë zhvillimin e armëve.
Presidenti amerikan e ka quajtur programin bërthamor dhe atë të raketave balistike të Koresë së Veriut si “një kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë në botën tonë dhe është e papranueshme që të tjerët të mbështesin financiarisht këtë regjim mashtrues kriminal. Regjimi brutal i Koresë së Veriut nuk respekton qytetarët e vet dhe as sovranitetin e vendeve të tjera”.
Presidenti Trump e bëri njoftimin mbi sanksionet e reja së bashku me presidentin e Koresë së Jugut, Mon Jae-in, dhe kryeministrin japonez, Shinzo Abe, të cilët përshëndetën veprimin amerikan, ndërsa po takoheshin gjatë punimeve të takimit vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
