Turqia kundër krijimit të shtetit të ri

22.09.2017 14:31

Turqia, Irani dhe Iraku kanë rënë dakord të marrin në konsideratë kundërmasat....

Turqia, Irani dhe Iraku kanë rënë dakord të marrin në konsideratë kundërmasat kundër krijimit të një shteti kurd në veri të Irakut, ndërkohë që referendumi që planifikon pavarësinë është në prag.

Ministrat e Jashtëm të tre vendeve shprehën shqetësimin e tyre se referendumi rrezikon fitimet që Iraku ka bërë kundër të ashtuquajturit “Shteti Islamik” dhe përsërisin frikën e tyre mbi potencialin për konflikte të reja në rajon.

“Në takim, tre ministrat theksuan se referendumi nuk do të jetë i dobishëm për kurdët dhe qeverinë rajonale kurde dhe ranë dakord në këtë drejtim që të marrin në konsideratë marrjen e masave kundërshtuese në koordinim”,- thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme turke.

Deklarata nuk jep detaje mbi masat e mundshme, por tha se ministrat, të cilët u takuan në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, i bënë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndërhyjë.

Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan, ka kërcënuar të imponojë sanksione kundër Irakut kurd të veriut. Trupat turke po kryejnë gjithashtu ushtrime ushtarake pranë kufirit.

Turqia do të thërrasë parlamentin për një mbledhje të jashtëzakonshme të shtunën. Referendumi mbështetet nga Izraeli, shteti i vetëm në rajon dhe pa shumë aleat.