USAID: Nxënësit e klasave të dyta e të treta i njohin shkronjat, por nuk dinë të lexojnë
Nxënësit e klasave të dyta dhe të treta i dinë shkronjat, por kanë vështirësi në lidhjen e tyre gjatë leximit....

Nxënësit e klasave të dyta dhe të treta i dinë shkronjat, por kanë vështirësi në lidhjen e tyre gjatë leximit.
Deri te ky konstatim ka ardhur studimi nacional për njohuritë e fëmijëve në gjuhë dhe matematikë, i realizuar nga USAID-i në maj të vitit të kaluar me 8000 nxënës të klasave me mësim në gjuhën shqipe, maqedonase dhe turke. Një nga rekomandimet e realizatorëve të projektit është që me fëmijët duhet ushtruar leximi edhe atë jo vetëm në shkollë por edhe në shtëpi.
Ministrja e Arsimit, Renata Deskovska, thotë se kjo ministri angazhohet për rritjen e rejtingut të nivelit të arsimit në Maqedoni me atë të vendeve europiane.
"Që të arrijmë aftësimin në lexim dhe matematikë nevojitet investim i madh edhe i prindërve në procesin e edukimit të fëmijëve të tyre. Ne kemi biseduar edhe me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale që ta rrisim komponentin arsimor në fazën parashkollore",- deklaroi Renata Deskoska nga MASh.
Rritja e cilësisë në arsim mund të bëhet vetëm në bashkëpunim mes ministrisë, shkollave, arsimtarëve, prindërve dhe sektorit civil, vlerëson ministrja Deskoska. (Gyltene Sinani, TVM2)
