Nisma në Gjykatën Kushtetuese, Plenumi i Arsimtarëve: T’i tregojnë rrogat; SAShK-u: Çfarë faktori është Plenumi i Arsimtarëve
Plenumi i Arsimtarëve dorëzoi iniciativë në Gjykatën Kushtetuese....

Plenumi i Arsimtarëve dorëzoi iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë të neneve 13 dhe 14 të statusit të SAShK-ut. Anëtarët e SAShK-ut kanë shprehur mosbesim për udhëheqësinë sepse askush nga anëtarët nuk ka informacion për pagën e Nedellkovit e Cvetanovskit dhe një numër i madh prej tyre po largohen nga Sindikata.
“Kam dëgjuar se spekulohet për shumë prej 1000 euro rrogë dhe në llogarinë në bankë ka nga 3 deri në 10 milion euro, sepse vite të tëra ekziston kjo organizatë, sigurisht se ka harxhime, sepse mendoj se hapësirat e SAShK-ut janë me qira, por askush saktësisht nuk di jashtë rrethit të mbyllur të këtyre njerëzve”,- deklaroi Vllatko Sekullovski nga Plenumi i Arsimtarëve.
Një organizatë që quhet Plenumi i Arsimtarëve i jep të drejtë vetes të interesohet për dokumentacionin e një organizate tjetër. Unë nuk do t’i komentoj intrigat e tyre dhe marketingun që e bëjnë me opinionin me qëllim që t’i shkaktojnë revolt anëtarësisë së SaShK-ut dhe të diskriminojnë udhëheqësinë e SAShK-ut tha kryetari i saj, Jakim Nedellkov. Ai më tej tha se do konsultohet me jurist dhe do mund të ketë padi penale për shpifje.
“Meqenëse ata pyesin për harxhimin e mjeteve, unë do pyes çfarë faktori është plenumi i arsimtarëve që SASHK-u t’u jep llogari se si janë shpenzuar mjetet. SAShK-u u jep llogari për çdo denarë atyre që paguajnë anëtarësi dhe qëllimi i kësaj nisme është që të merret apo shkatërrohet SAShK-u dhe kjo dirigjohet nga një qendër”,- tha kryetari i SAShK-ut, Jakim Nedellkov.
Nedellkov po ashtu u ankua se nuk ka pasur takim me ministren e Arsimit, Renata Deskovska – Trenevska, për reformat që do ndërmerren dhe SAShK-u nuk do lejojë që asnjë arsimtar të humb punën për shkak të ndërrimit të plan-programeve arsimore, u tha me rastin e nënshkrimit të memorandumit mes Sindikatave për Arsim të Maqedonisë dhe Shqipërisë. (Flutura Latifi, TVM2)
