Bashkëpunimi Maqedoni - Shqipëri, Sindikatat e Arsimit: Problemet i kemi njësoj

22.09.2017 17:18

Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Maqedonisë dhe ajo e Shqipërisë, nënshkruan memorandumin...

Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Maqedonisë dhe ajo e Shqipërisë, nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit mes tyre, duke shpalosur në të njëjtën kohë edhe problemet me të cilat përballet arsimi në të dyja vendet, e që janë shumë të ngjashme.

Numri i nxënësve në të dyja vendet po ulet në mënyrë drastike, kjo rrezikon vendet e punës së mësimdhënësve u tha gjatë nënshkrimit. Por, sindikatat janë të vendosura të mos lejojnë që të pësojnë arsimtarët. Si probleme serioze për të punësuarit në arsim, sindikatat i theksuan edhe çështjet e statusit social dhe lartësisë së rrogave.

Kryetari i SAShK-ut të Shqipërisë, Nevrus Kapteli, thotë se në Shqipëri nuk ka status të veçantë të të punësuarve, por ka disa marrëveshje kolektive në të cilat janë përshkruar të drejtat e tyre.

Pagat e mësimdhënësve në Shqipëri afërsisht janë të njëjta si në Maqedoni konstatuan sindikatat.