Igor Jug në burgun e Shutkës, 8 ditë paraburgim për sulmuesin e deputetëve
Igor Jug, sulmuesi i deputetëve më 27 prill, është dërguar për në burgun e Shutkës...

Igor Jug, sulmuesi i deputetëve më 27 prill, është dërguar për në burgun e Shutkës, ku duhet të vuajë dënimin 8 ditor të shqiptuar 4 muaj më parë në mungesë nga gjykata me akuzën e pjesëmarrjes në turmë.
Igor Jug, ishte pjesë e turmës që hyri me dhunë në Kuvend dhe u konfrontua fizikisht me deputetët e LSDM-së dhe u arrestua në Kumanovë, ku qëndronte në një banesë vetëm 100 metra larg stacionit policor.
Edhe pse masa e paraburgimit është e shkurtër, Prokuroria Publike nuk e përjashton mundësinë që hetimi të zgjerohet. Igor Jug shihet në disa xhirime se si më 27 prill mbante dorën pas shpinës në brez, në pres qendrën e kuvendit dhe ishte pjesë e turmës që i sulmoi deputetët që u gjendën në sallë.
Edhe agjenti serb, Goran Zhivaleviq, në një intervistë për mediat serbe tha se qëllimi i Igor Jug ishte likuidimi i liderit të LSDM-së. Tashmë në paraburgim gjenden edhe Kire dhe Cane Gerorgievski, të dyshuar për rrahjen e kreut të LR-PDSh-së, Ziadin Selës. Pjesëmarrësit tjerë, ndërkohë, morën vetëm dënime me kusht.
Prokuroria ende nuk ka përfunduar hetimet rreth deputetëve të VMRO-së që hapën dyert e kuvendit, as për përgjegjësinë e drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov.
