Maqedoni
Gruevski për vizitë pune në Britani
17.06.2014 19:10
Kryeministri, Nikolla Gruevski dhe zëvendëskryeministri, Zoran Stavrevski, po qëndrojnë për vizitë pune...

Kryeministri, Nikolla Gruevski dhe zëvendëskryeministri, Zoran Stavrevski, po qëndrojnë për vizitë pune dyditore në Britani të Madhe, për të marrë pjesë në "Forumin ekonomik global 2014", i cili mbahet në Liverpul, si pjesë e programit të manifestimit ekonomik global, "Festivali internacional për biznes".
Në fjalimin e tij në forum, kryeministri Gruevski tha se prioritet i lartë në agjendën ekonomike të Qeverisë ishte dhe mbetet tërheqja e investimeve të huaja. Ai dërgoi mesazh deri te investuesit që ta vizitojnë Maqedoninë dhe ta fusin vendin në analizat dhe projektimet për zgjerim të biznesit të tyre dhe të binden se Maqedonia ofron mundësi të mëdha, por edhe të bisedojnë me kompanitë të cilat veç më janë të pranishme në Maqedoni dhe ta dëgjojnë përvojën e tyre si garant më i mirë për kushtet e mundësuara.
Kryeministri e ka theksuar stabilitetin makroekonomik shumëvjeçar me inflacion të ulët, si parametra themelore makroekonomike, e cila siguron bazë për reformat esenciale.
Ai po ashtu ka nënvizuar se gjatë vitit të kaluar është realizuar shkallë e rritjes së bruto-prodhimit vendor prej 3,1 për qind, që është i katërti më i lartë në Evropë, ndërsa në kuartalin e parë të këtij viti, rritje të bruto-prodhimit prej 3,9 për qind, që është më i larti në Evropë për këtë periudhë.
Gruevski, ka theksuar edhe bashkëpunimin e Qeverisë, Odave Ekonomike dhe bashkësisë së biznesit gjatë krijimit të politikave për përmirësim të biznes-klimës dhe gatishmërisë së Qeverisë për dalje në ndihmë të nevojave të investitorëve dhe kompanive.
