Maqedoni
Gjatë fundjavës mot me diell dhe me mëngjese të freskëta
23.09.2017 12:03
Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe erë të dobët mesatare veriore dhe perëndimore. UV indeksi do të ketë vlerën 6...

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej dy deri në 10 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 19 deri në 27 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe erë të dobët deri në mesatare veriore dhe perëndimore. Temperatura do të lëvizë prej pesë gradë deri në 24 gradë Celsius.
Gjatë fundjavës do të ketë stabilizim kalimtar me mëngjese të freskëta dhe diçka më ngrohtë gjatë ditës. Reshje të reja të shiut priten të hënën të cilat do të jenë të kohëpaskohshme, me intensitet mesatar dhe më të pranishme në pjesët perëndimore. Të martën dhe të mërkurën reshjet do të jenë më të lokalizuara dhe me intensitet më të dobët./Mia
