Maqedoni

Pakënaqësi në rradhët e deputetëve opozitarë

17.06.2014 19:14

Dy deputetet e LSDM-së opozitare, Lubica Buralieva dhe Sollza Gërçeva, kanë manifestuar sot në profilet e tyre në rrjetet sociale...

Dy deputetet e LSDM-së opozitare, Lubica Buralieva dhe Sollza Gërçeva, kanë manifestuar sot në profilet e tyre në rrjetet sociale, se nuk pajtohen me politikën për bojkot të opozitës, ku kanë potencuar se nuk dëshirojnë që mandati i tyre tu dorëzohet partive satelite.
 
“Vendimin e organeve më të larta të LSDM-së për bojkot dhe mospranim të rezultateve të zgjedhjeve, e mbështes pa rezervë, por formën jashtë institucionale, forma e bojkotit për mua është e papranueshme! Unë flas për qëndrimin personal e jo për interesat personale, sikurse nuk e di nëse dikush tjetër dëshiron të tregojë dhe të zhvlerësojë personalitetin tim, apo të shemb integritetin tim personal", deklaroi deputetja e LSDM-së, Lubica Buralieva.
 
“Kur veç më po marrim pjesë në institucionet tjera të sistemit si vetëqeverisje lokale, këshilla, komisione, mendoj se bojkoti vetëm i Parlamentit është i pamjaftueshëm. Përfundimisht nuk pajtohem që vendi im i deputetit tu dhurohet partive tjera satelite, për çka ka edhe paralajmërime”, theksoi deputetja e LSDM-së, Sollza Gërçeva.
 
Por, me konferencë për shtyp kanë reaguar edhe nga LSDM.  Oliver Spasovski është shprehur se deri në këto momente, në organet më të larta të partisë nuk kanë arritur informata për revokimin e dorëheqjeve.
 
“Deri në këtë moment tani, akoma nuk kemi informata se dikush nga deputetët, të cilët kanë dorëzuar dorëheqjen, i tërheqin ato”, potencoi Oliver Spasovski nga LSDM.
 
MTV u përpoq të komunikojë me dy deputetet në fjalë, por nuk arriti. Më herët edhe deputetja Roza Topuzova-Krevska nga PLD-ja, ka vendosur që të mos e dorëzojë mandatin e deputetit dhe të qëndrojë në Kuvend.
 
MEFAIL ISMAILI