Maqedoni

Zaev fjalim në asamblenë e OKB-së: Kemi qëllim të njëjtë, paqen në botë

23.09.2017 12:55

Kryeministri Zoran Zaev në fjalimin para Asamblesë së Përgjithshme të KB-së u përrqëndrua në zhvillimet në vend, por edhe ato që tangojnë botën...

Ai theksoi se vendi duhet që të fokusohet në implementimin e një zhvillimi të ri afatgjatë dhe të krijojnë mënyra të reja për miqësi dhe partneritet.
 
"Jam i bindur se e kemi qëllimin e njëjtë -paqen në botë. Jam i bindur se i ndajmë të njëjtat angazhime. Jetë dinjitoze për të gjith në ambient të qëndrueshëm. Jam I bindur se në sfidat e përbashkëta do të përgjigjemi me zgjidhje të përbashkëta. Paqa, angazhimi për jetë dinjitoze dhe vendimet e përbashkëta janë vlerat përmes të cilave Republika e Maqedonisë arriti që ta tejkalojë krizën e thellë politike e cila madje e tronditi edhe rajonin tonë. Ne jemi vend i vogël i mbushur me plot dallime. Kaluam përmes sprovave të ndryshme, sepse jemi të bashkuar rreth vlerave të përbashkëta. Prandaj Republika e Maqedonisë sot është e lirë, e sigurt dhe stabile. Republika e Maqedonisë është mike me fqinjët e saj dhe fuqimisht e orintuar drejt integrimit të plotë në NATO dhe BE", tha Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë.
 
Ai shtoi se Maqedonia edhe një çerek shekulli pas pranimit në KB ende ka çështje të hapur për emrin me Greqinë, duke theksuar se të dyja vendet tashmë implementojnë masa për ndërtimin e besimit.
 
"Ky është një zhvillim pozitiv. Kemi përpjekje të reja, energji të re që të zgjiidhim keqkuptimet. Pranoj se bëmë në kohë të ndryshme hapa të gabuar, megjithaë tani ka ardhur koha që t'i mbyllim këto çështje. Konsideroj, se ekziston mundësi që Greqia ta tejkalojë problemin që ka me emrin tonë kushtetues dhe të tentojë që të kemi një qasje nga aspekti pozitiv, të mbajmë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënie miqësore, por këtë e presim  nga të dyja palët", shtoi Zaev.
 
Zaev me këtë rast tha se muajt e fundit Qeveria e Maqedonisë promovoi qasje të re ndaj fqinjëve, duke treguar kapacitet që t’i tejkalojmë çështjet e hapura, siç ishte rasti me marrveshjen për fqinjësi të mire me greqinë. Ai poashtu theksoi se Qeveria e Maqedonisë ka plan ambicioz për reforma me të cilat duhet që të ndërtohen institucione profesionale dhe të përmirësohet standardi i qytetarëve.
 
Kryeministri i Maqedonisë paralajmëroi se Maqedonia do të vazhdojë që të bashkëpunojë me të gjitha vendet anëtare të KB-së dhe së bashku ta përkrahë paqen në botë, të drejtat e njeriut dhe zhvillimin afatgjatë. Me këtë rast Zaev shprehu shqetësim edhe për provat raketore të Koresë Veriore dhe u angazhua për denuklearizim paqësorë të këtij vendi.
 
NAIM SINANI