Botë

Iran, lansohet një raketë me rreze të mesme veprimi

23.09.2017 14:18

Irani ka deklaruar që ka testuar me sukses një raketë të re me fushë të mesme të veprimit, si një kundërshtim të hapur ndaj presidentit amerikan Donald Trump...

Lansimi i raketës Khoramshahr, që ka fushën e veprimit prej 2,000 km, është transmetuar në televizionin shtetëror. Nuk është  saktësuar se kur ka ndodhur testimi.
 
Ndërsa, ditën e marte, Trump kritikoi programin raketor të Iranit dhe marrëveshjen për armë nukleare të 2015-ës, gjatë fjalimit të tij në OKB. Pas kësaj presidenti Iranian Hassan Rouhani deklaroi se Irani do të ngritë fuqinë ushtarake.