Maqedoni

Kuvend, dita e gjashtë e debatit rreth ligjit për gjuhët

23.09.2017 15:22

Në Kuvendin Republikan Vazhdoi debate rreth propozimligjit për gjuhët...

Por të njejtin vazhdojnë ta kundërshtojnë deputetët e VMRO-DPMNE-së sipas të cilëve tani nuk është koha dhe I njejti nuk duhet të sillet me flamurin e BE-së.
 
“Të fshihesh prapa flamurit të BE-së në mungesë të guximit të thuash se kjo është marrveshja jote politike ose partiake është hipokrizi. Nga ana tjetër është shkatrim I kredibilitetit të bashkimit evropjan sepse te njerzit tek të cilët do të shkaktohet ndonjë mosdurim apo dyshim, gishti do të drejtohet drejt BE-së, se dikush e kërkon atë nga ne e ne e duam, apo nuk e duam.Dhe me rëndësi në këtë diskutim është se kemi problem të vërteta, si rënja ekonomike, recession, mbyllje të fambrikave,papunësi dhe po krijohen problem artificiale me këtë ligj që të fshihen problemet e vërteta”, tha Antonio Milloshovski, nga VMRO-DPMNE.
 
Pot Tomisllav Tuntev nga LSDM theksoi se është fakt që në BE nuk ka politikë unike sa I përket përdorimit të gjuhëve, por në vendet e BE-së ka modele se si është rregulluar kjo çështje. 
 
“Belgjika, Finlanda, Estonia, Spanja, Franca, Italia, Sllovenia, Zvicrra, janë modele kun ë një ose në mënyrë tjetër e kanë rregulluar këtë çështje. Por atje nuk kishte konflikt në vitin 2001, atje nuk kishte marrveshje të Ohrit, në të cilën korrnizë duhet të lëvizim nëpër vite dhe është e dukshme se po lëvizim. Në vitin 2008 u soll ligji I pare, pse do të cillej ai ligj nëse nuk do të kishte nevojë?Pse tani do të sillej ligj, nëse nuk do të kishte nevojë.Në një procedur kuvendore do të konstatojmës e ka nevojë, do të futemi në thelbin e zgjidhjes ligjore dhe të mos harrojmë se si rezultat i Marrveshjes së Ohrit kemi amandamente kushtetuese. Ky ligj bazohet në amandamentin 5 të Kushtetutës”, tha Tomisllav Tuntev, nga LSDM.
  
Edhe në séance e sotme dominuan replikat dhe kundërreplikat mes deputetëve të VMRO-së, për çka reagoi edhe kryeparlamentari Talat Xhafer. 
 
“Me vetveten gjasht dit replika, është e qartë tendenca po e shohin të gjith, tendenca është të pengohet puna, kjo është e qartë e dim të gjith”, tha Talat Xhaferi, Kryepar i Kuvendit.
 
Kjo është dita e gjashtë e debatit rreth propozimligjit për gjuhët, me të cilin parashihet avancimi i përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, në ijnstitucionet shtetërore. 
 
SEMRA AJETI