Maqedoni
Ndryshimet e shpeshta klimatike dëmtojnë shëndetin
17.06.2014 19:19
Ndryshimet klimatike ndikojnë në shëndetin e njeriut...
Ndryshimet klimatike ndikojnë në shëndetin e njeriut. Kjo keqëson situatën e të sëmurëve kronik, sidomos ata që janë me sëmundje të kanaleve të frymëmarrjes, si astma bronkiale, bronkite kronike dhe një numër jo shumë të madh me infeksione të sistemit respirator të sipërm, andaj për çdo ndryshim klimatik, njerëzit që kanë problem me shëndetin, duhet të paraqiten te mjeku amë për tretmanin e duhur.
“Këto kushte klimatike janë po ashtu pak problematike për të sëmurët me sëmundje kardiovaskulare, siç janë shtypja e lartë, ata që lëngojnë prej zemrës prej ndonjë sëmundje të mëpërparshme. Ditëve të fundit ndryshon edhe shtypja atmosferike edhe lagështia e ajrit, kështu që këto janë grupet e rrezikut që mund të përkeqësohet situata, prandaj duhet njerëzit të marrin terapinë adekuate dhe çdo ndryshim i cili paraqitet, duhet të lajmërohen te mjeku amë për tretman të mëtutjeshëm”, deklaroi mjeku i përgjithshëm, Sedat Lumani.
Ndikimin e ndryshimeve të shpeshta klimatike në shëndetin e tyre e vërejnë edhe qytetarët.
”Po, normalisht ka ndikim, për arsye se ndryshon presioni në atmosferë në përgjithësi edhe reflektohet në shëndetin”, u shpreh një qytetar.
”Koha është shumë e rëndë, ka ra shumë shi sivjet, kemi pasur sëmundje, kemi pasur gjithçka. Ndikon edhe te ne, ndikon në tensionin e lartë”, theksoi një qytetar tjetër.
”Koha e ndryshueshme ndikon te të gjithë edhe te fëmijët edhe te të rriturit, koka më dhemb”, potencoi një qytetar.
Tani për tani nuk mund të flasim për rritje enorme të personave që kërkojnë ndihmë mjekësore, por vërehet një rritje thonë mjekët.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
