Maqedoni
Komisioni për sëmundje infektuese, evidentohen 5 të prekur nga fruthi
23.09.2017 17:21
Komisioni për sëmundje infektuese në Ministrinë e Shëndetësisë shpalli epidemi të kufizuar të fruthit në territorin e komunës së Gazi Babës...

Komisioni për sëmundje infektuese në Ministrinë e Shëndetësisë shpalli epidemi të kufizuar të fruthit në territorin e komunës së Gazi Babës, pasi katër persona me simptoma klinike të fruthit janë pranuar në Klinikën për sëmundje infektuese dhe është dëshmuar se bëhet fjalë për fruth me reagim të specifikuar serologjik.
Poashtu edhe një fëmijë nga Kondova e Sarajit ka kërkuar ndihmë mjeksore pasi ka qenë I prekur nga Fruthi. Bëhet fjaë për fëmijë të moshës nga nji deri në 11 vite, të cilët nuk kanë qenë të vaksinuar.
“Mosha e pacientëve të cilët janë hospitalizuar është 3 prtej një vit deri në një vit e gjysëm, një I moshës 9 vjepçare dhe një I moshës 11 vjeçare. As njëri nukj ka qenë I vaksinuar”, tha një mjek.
Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Qendrën për shëndet publik Shkup dhe Instituti për shëndet publik ndërmerr aktivitete mes të cilave vaksinimin e të gjitha personave të moshës nga 6 muaj deri në 60 vjeçare, nëse nuk janë vaksinuar ose nuk janë vaksinuar tërësisht në territorin e komunës së Gazi Babës në rajonin “Deponia Kfantashki”.
“Do ta ndjekim gjendjen, dhe ndoshta do të zgjeroijmë vaksinimin edhe te persona të tjerë.Poashtu është dhënë obligim te kopetentët të ybulohen personat e pa vaksinuar në qytetin e Shkupit, dhe menjiher ti vaksionojnë me EN-ER-PE vaksinën. Poashtu janë njoftuar edhe të gjitha shtëpitë e shëndetit, në këtë periudhë ta realizojnë rivaksinimin me EN-ER-PE vaksinën. Poashtu një nga detyrat është edhe rritja e masave të higjienës në spitale.Poashtu rritja e higjienës në shkolla dhe çerdhe”, thonë nga Ministria e Shëndetësis.
Qendra për shëndet publik Shkup dhe Instituti për shëndet publik do të zbatojnë mbikëqyrje të përforcuar epidemiologjike, verifikim të statusit vaksinal dhe ndihmë profesioniste mjekësore të ekipeve parandaluese për imunizim të gjithë territorit të Qytetit të Shkupit. Përgatiten edhe afishe informuese për fruthin deri te mjekët amë, kopshtet dhe shkollat dhe të njëjtat do të vendosen në ueb faqet e tyre.
FJOLLA TELAI
