Maqedoni
Të hënën fillon fushata parazgjedhore, paralajmërohet kodeksi për zgjedhje korrekte
23.09.2017 17:48
Partit politike në vend po bëjnë përgaditje të fundit që të hënën të nisin fushatën parazgjedhoire për zgjedhjet e 15 tetorit...

Në përputhje me nenin 8 nga Ligji zgjedhor, pjesëmarrësit në procesin zgjedhor do të nënshkruajnë të dielen Kodeksin për zgjedhje korrekte dhe demokratike. Kodeksin në fjalë do ta nënshkruajnë të gjithë kandidatët për kryetarë në të gjitha komunat e vendit dhe në qytetin e Shkupit.
Në këtë Kodeks pjesëmarrësit e zgjedhjeve lokale marrin për obligim dhe betohen ndaj njëri tjetrit, por edhe gjithë qytetarëve të Maqedonisë, se do të përmbahen dhe në mënyrë aktive do t’i realizojnë principet për zgjedhje korrekte dhe demokratike. Pjesëmarrësit në zgjedhjet lokale me nënshkrimin e Kodeksit do të shprehin dëshirën të respektojnë të drejtën e votës e cila realizohet në mënyrë të fshehtë. Ceremonitë e nënshkrimit të Kodeksit organizohen nga ana e komisioneve zgjedhore dhe nga Komisioni Zgjedhor në qytetin e Shkupit.
Ndërkohë Inspektorati shtetëror për vetëqeverise locale ka njoftuar se do të ndalojë vendimet për organizimin e referendumeve lokale ne komunat për migrantët në ditën e zgjedhjeve lokale, më 15 tetor dhe e dërgoi lëndën para Gjykatës kushtetuese për të vërtetuar ligjshmërinë. Vendimi deri më tani është sjellur për 12 komuna, të cilat i kanë dorëzuar në inspektorat raportet e publikimit të votave komunale me të cilin u shpall referendum, dhe pritet që të dorëzohen edhe dy të tjera. Vendimi, pritet të publikohet në Gazetën zyrtare dhe në tre ditët e ardhshme edhe në ueb faqen e Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale.
KALTRINA MAKSUTI
