Botë
Gjermani, zgjedhje parlamentare
24.09.2017 12:33
Në Gjermani po mbahen sod zgjedhjet parlamentare në të cilat kancelarja aktuale, Angela Merkel, kërkon ta fitoj edhe mandatin e katërt...

Partia e e Unionit Demokratik Kristian (CDU) mund të shpresoj për një fitore të ngushtë së bashlu me partinë probiznesore të demokratëve të lirë (FDP) ose me Partinë e të Gjelbërve.
Nga ana tjetër, Partia Socialdemokrate, e udhëhequr nga Martin Schulz, pritet të fitoj ndrmjet 21 dhe 22% të votave, që vlerësohet se është një rënie historike e mbështetjes për këtë parti. Në këto zgjedhje, po ashtu, pritet që për të parën herë, një parti e krahut të djathtë ekstrem të ketë përfaqësim parlamentar prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Partia e krahut të djathtë ekstrem, Alternativa për Gjermaninë (AfD), pitet të fitoj ndërmjet 11 dhe 13% në zgjedhjet e sotme dhe mund të ndodhë që për të parën herë në 60 vitet e fundit, të ketë përfaqësues në parlamentin gjerman.
Afro 61.5 milionë njerëz kanë të drejtë vote në këto zgjedhje, në të cilat demokratët kristianë (CDU) të kancelares Merkel, sipas hulumtimeve të djeshme të opinionit, pritet të fitojnë ndërmjet 34 dhe 36%. Rivali i saj kryesor socialdemokrati, Martin Schulz, synon të marrë votat e të pavendosurve që, sipas anketave, janë një në dy gjermanë.
Fushatës në mbështetje të kancelares gjermane i është bashkuar edhe boksieri I famshëm shqiptar Luan Krasniqi, i cili është shfaqur disa herë në krah të Merkelit. Përveç fotove në rrjetet sociale, Krasniqi është bërë pjesë e reklamave elektorale të partisë CDU të Merkelit, krahas personazheve të tjera të famshme në Gjermani.
