Maqedoni
Xhaferi: Ballkani nuk është më bure baroti
24.09.2017 12:52
Perceptimi i Ballkanit si “bure baroti” tanimë ka përfunduar, vlerësoi kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi...

Ai gjatë një konference në Prishtinë, deklaroi se: “Paqja dhe dialogu janë themeli mbi të cilin ndërtohen mendimi i përgjithshëm publik dhe kultura politike. Besoj se në rajon gjithnjë e më shumë mbisundojnë politikanë të përgjegjshëm, si në pushtet ashtu edhe në opozitë. Ata janë politikanë të cilët vërtetë besojnë se paqja dhe dialogu janë mjeti kryesor për ruajtjen e paqes. Mua e gjithë kjo më bën optimist se perceptimi i Ballkanit si bure baruti ka përfunduar”, tha Xhaferi.
Nëse deri dje kemi qenë vetëm konsumues të paqes, tani jemi krijues aktivë të paqes në suaza të Evropës dhe më gjerë, tha në conference kryeparlamentari I Maqedonisë Talat Xhaferi, i cili njëherit pranoi mirënjohjen “Ambasador i Paqes” nga Federata për paqe universale – Evropa.
