Maqedoni

Vëzhguesit, të pranishëm gjatë gjithë fushatës, MOST me 2000 vezhgues, OSBE/ODIHR me 320 vezhgues

24.09.2017 14:42

Si cdo cikël zgjedhor edhe zgjedhjet locale të 15 tetorit do të monitorohen nga organizatat dhe asociacionet...

Si cdo cikël zgjedhor edhe zgjedhjet locale të 15 tetorit do të monitorohen nga organizatat dhe asociacionet për të detektuar parregullsite eventuale gjatë  gjithe fushatës dhe ditës së votimit.
 
Asociacioni qytetar MOST në harmoni  me metodologjinë e saj  për mkiqyrjen e zgjedhejve, do ta vëzhgojë fushatën parazgjedhore në të gjitha komunat  me gjithesej 80 vëzhgues  të caktuar, ne perjashtim me diten e zgjedhjeve  qe ky asociacion ka planifikuar te  mbulojnë 50% të vendvotimeve me 2000 vëzhgues.
 
“Për këtë qëllim Asociacioni qytetar  MOST ka përcaktuar 80 mbikqyrës në tërrë territorin e Maqedonisë respektivisht nga një mbikqyrës në cdo komunë,  që do ta mbikqyr edhe periudhën parazgjedhore edhe fushatën zgjedhore. Sa i përket ditës së votimit, MOST do të shpalos të gjitha detajet e mbikqyrjes, megjithatë atë që mund ta them në këtë moment është se do të kemi 2000 mbikqyrës në ditën e votimit dhe do të mbulojmë rreth 40 - 50 % të  vendvotimeve  në të gjitha 80  komunat”, tha Teodora Poptrajkov, nga Asociacioni MOST.
 
Në ndërkohë MOST ka të  hapur numri e telefonit 080080080, ku qytetarët mund të paraqesin cdo parregullsi. Ndërkaq misioni i OSBE-së për mbikqyrjen e zgjedhjeve ka filluar nga 18 shtatori dhe do të zgjas deri më 28 tetor.
 
Sipas të dhënave nga misioni I OSBE/ODIHR, gjithësej  20  mbikqyrës që  nga 18 shtatori kanë filluar tash më me angazhimet, të shpërndarë në tërrë territorin, ndërsa dita e votimit nga OSBE do të vëzhgohet nga  gjithsej 300 vëzhgues. OSBE-ODHR ne te dhënat  drguar n adresën tonë elektronike thonë se: OSBE/ODIHR do t’i vlerësojë zgjedhjet ne pajtueshmëri  me angazhimet e OSBE-së, obligimet dhe standardet e tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike si dhe me legjislacionin kombëtar. Vëzhguesit do të monitorojnë nga afër regjistrimin e kandidatëve dhe votuesve, aktivitetet e fushatës, punën e administratës zgjedhore dhe organet përkatëse shtetërore, legjislacionin lidhur me zgjedhjet dhe zbatimin e tij, mjedisin e mediave dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve lidhur me zgjedhjet. Pjese e vezhgimit do te jete edhe mbulimi mediatik i fushates.”
 
Misioni i OSBE-së do të mbetet për të vëzhguar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor  edhe ne raundin e dytë.
 
NERMIN MULAKI