Maqedoni

Boshnjakovski: Qeveria e kaluar shpenzoi 38 miljon euro për fushata në media

24.09.2017 15:12

Gjithsej 38 milionë euro nga Buxheti shtetëror ka shpenzuar Qeveria e Nikolla Gruevskit për propagandë dhe fushata në mediat elektronike dhe të shtypura në Maqedoni...

Siç bëri të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, bëhet fjalë për fushatat për fëmijën e tretë, kundër abortit, Hulumtoje Maqedoninë, ditët e idesë, drurit, ushqimit, etj. Te shuma prej 38 milion eurosh nuk janë përfshirë vitet 2006, 2007 dhe 2016, pasi dokumentet për këto vite nuk janë gjetur.Poashtu në këtë shumë nuk janë përfshirë edhe fushatat e minsitrive.
 
“Shuma prej pothuajse 38 miljon eurosh e mbulon vetëm industrinë mediale të kabinetit të mëparshëm të ish kryeminsitrit Nikolla Gruevski. Pothuajse 15 miljon euro janë paguar për produksion të fushatave ndaj disa agjencive të marketinut.Në këto 15 miljon euro përfshihet edhe disa shpallje në media të shkruara. 200 mijë euro janë harxhuar për hulumtimin e mendimit publik dhe për këtë sferë ende nuk janë analizuar të gjitha dokumentet. Poashtu rreth 23 miljon euro janë harxhuar për blerjen e kohës për reklama në mediat elektronike në Maqedoni”, tha Mile Boshnjakovski, Zëdhënës i Qeverisë.
 
Sipas Boshnjakovskit, të paqarta janë kriteret për ndarjen e parave në televizionet nacionale, pasi ajo nuk është bërë sipas rejtingut, pasi shufrat flasin se disa televizione nacionale janë paguar më shum se sat ë tjerat, pasi një television ka marr 7 miljon euro, apo një television I ri në vitin e dytë të egzistimit ka marr gjysëm miljon euro, përderisa televizioni me pun shumvjeçare me koncesion nacional që atë vit ka marr vetëm 22 mijë euro. Kritere nuk ka pasur edhe për ndarjen e parave te operatorët rajonal dhe local tha zëdhënësi qeveritarë. 
 
SEMRA AJETI