Maqedoni
Zaev: BE, NATO dhe fqinjët mbështetje reformave në Maqedoni
24.09.2017 15:37
Të gjitha shtetet, mike të Maqedonisë, dëshirojnë ta shohin vendin në shoqëri të vendeve stabile, demokratike dhe të zhvilluara...

Dyert për bashkëpunim me shtetet tjera në botë janë të hapura, deklaroi kryeministri Zoran Zaev me tu kthyer nga Asambleja e 72-të e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork. Ai tha se e kemi mbështetjen për realizimin e qëllimeve tona shtetërore euro-atlantike, që do të sigurojnë jetë dinjitoze për qytetarët e Maqedonisë.
“Vendet anëtare të BE-së dhe NATO-s, dhe fqinjët tanë nga rajoni, i përshëndesin reformat pozitive dhe demokratike dhe politikat e dyerve të hapura që i ka filluar qeveria e Maqedonisë. Maqedonia shihet si vend i stabilitetit dhe përparimit të rajonit. Në planin ekonomik, shum kompani botërore dhe shtete, e shohin Maqedoninë si partner kredibil për bashkëpunim. Ka interesim të madh nga diaspora të përfshihet dhe të ndihmojë për përparimin e vendit”, tha Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë.
Zaev tha se mbetet që vendi t'i zbatojmë reformat nga Plani 3-6-9, dhe ti thellojmë mardhëniet e mira me fqinjët dhe bashkëpunimin rajonal. Ai njëherit theksoi se edhe në takimin në Nju Jork mes shefave të diplomacisë së Maqedonisë dhe Greqisë, është biseduar për ndërtimin e besimit, që të krijohet atmosferë e mirë para fillimit të bisedimeve.
“Besoj se Maqedonija duhet të jetë e prëgaditur për zgjidhjen e këtij problemi pasi me zgjedhjen e tij automatikisht e marrim ftesën për anëtarësim në NATO, ndërsa besoj se gjërësisht do të hapen dyert edhe për fillimin e bisedimeve”, shtoi Zaev.
Sa i përket ligjit për gjuhët Zaev tha se ai është në përputhje me kushtetutën dhe Marrveshjen e Ohrit, nga e cila mbetet të punohet edhë pjesën e përfaqësimit të drejtë, jo vetëm në sektorin publik, por edhe në atë privat. Njëherit Kryeministri Zaev informoi se në Nju-Jork ka realizuar mbi 30 takime me liderë botërorë, përfaqësues të lartë të organizatave ndërkombëtare, biznesmenë dhe përfaqësues të diasporës së Maqedonisë.
FJOLLA TELAI
