Maqedoni

Kandidatët për zgjehdjet lokate 2017 nënshkruajnë kodin për zgjedhje korrekte

24.09.2017 16:09

Kandidatët për kryetarë të Qytetit të Shkupit në selinë e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve e nënshkruan Kodin për zgjedhje korrekte dhe demokratike...

Kodin e kanë nënshkruar kandidati i LSDM-së Petre Shilegov, ai i VMRO-DPMNE-së Koce Trajanovski, Gjorgi Todorov nga LPM, Nafije Selmani nga BESA, Vanço Shehtanski nga TMRO, Marija Jones nga E Majta dhe Naim Bajrami nga Aleanca për Shqiptarët, ndërsa kandidati i PDSH-së Bekim Fazliu këtë do ta bëjë në mënyrë plotësuese.  
 
“Shenjë themelore e demokracisë janë zgjedhjet, ky është përfitim civilizues qytetar, pres dhe në emër të LSDM-së dhe un si kandidat për kryetar të Shkupit premtoj se gjat kësaj fushate do të kemi sjellje korrekte, demokratike, me qëllim që përfundimisht ta stabilizojmë demokracinë në Maqedoni”, tha Petre Shilegov, nga LSDM. 
 
“VMRO-DPMNE bën thirrje për zgejdhje korrekte dhe demokratike. Sipas asaj që ka filluar pushteti duhet të angazhohet shum që këto zgjedhje të jenë korrekte dhe demokratike. Njëherit i ftoj kolegët e mi kandidat që të udhëheqim fushatë me të cilën do të depërtojmë  te qytetarët me një fushatë pozitive, duke u porezentuar me proektet, idet tona dhe vizionin tonë për qytetin e Shkupit” thaKoce Trajanovski, nga VMRO-DPMNE.  
 
“Të gjith kandidatëve pjesmarrës në këtë garë zgjedhore u uroj shumë suksese, ndërkaq qytetarëve të Shkupit u garantojë se kësaj here me pjesmarrjen e dy grave në procesin zgjedhorë gjithçka do të shkojë në rregull”, tha Nafije Selmani, nga BESA.
 
“Ne sod nënshkruajtëm një akt shum të rëndësishëm të procesit zgjedhor, unë jam shum i bindur se edhe aktorët e vjetër edhe aktorët e ri politik, kanë kuptuar se zgjedhjet fer dhe demokratike janë të një rëndësie shum të veçantë, për sistemin politik, për sistemin zgjedhorë dhe në përgjithsi për zhvillimin e demokracisë në vend”, tha Naim Bajrami, nga Aleanca për Shqiptarët.  
 
“Unë e nënshkruajta kodeksin për gjedhje korrekte vetëm në gjuhën maqedone dhe shkrimin cirilik,sepse vlerësoj se gjuhë zyrtare në Maqedoni është maqedonishtja”, tha Gjorgi Todorov, nga LPM.
 
“Sod e nënshkruajta deklaratën për zgjedhje të lira dhe demokratike, në gjuhën maqedonase. Në Maqedoni gjuhë zyrtare në institucionet shtetë[rore është gjuha maqedone”, tha Vanço Shehtanski nga TMRO. 
 
“Zgjedhjet që janë korrekte dhe demokratike që i respektojnë parimet e demokracisë dhe qeverisjes së mirë kontribuojnë për zhvillimin demokratik të vendit", thanë nga KSHZ.
 
Poashtu në mënyrë të sinkronizuar Kodin për zgjedhje korrekte dhe demokratike e kanë nënshkruar edhe kandidatët për kryetarë të gjitha komunave tjera të vendit.  Me nënshkrimin e këtij Kodi pjesëmarrësit në Zgjedhjet lokale obligohen dhe i premtojnë njëri-tjetrit, por edhe të gjithë qytetarëve të vendit, se do t'u përmbahen dhe në mënyrë aktive do t'i respektojnë të gjitha ligjet, rregullat dhe do ta respektojnë sundimin e drejtësisë gjatë organizimit dhe zbatimit të zgjedhjeve.
 
Ata në mënyrë të pahezituar obligohen se nuk do të kryejnë kurrfarë presioni ose përpjekje për presion mbi të punësuarit në administratën publike dhe shtetërore, në institucionet tjera, të financuara nga Buxheti shtetëror, buxhetet e komunave dhe të Qytetit të Shkupit, si dhe në shoqatat tregtare dhe ndërmarrjet me kapital shtetëror. Pjesëmarrësit në procesin zgjedhor, gjithashtu pa hezitim obligohen se asnjë i punësuar ose qytetar nuk do të jetë lëndë e çfarëdo qoftë kërcënimi lidhur me punësimin e tij dhe sigurinë sociale si rezultat i mbështetjes së tyre ose mosmbështetjes së ndonjë partie politike ose kandidati.
 
KALTRINA MAKSUTI