Maqedoni
VMRO-DPMNE: Gjithça është në kuadër të ligjit me fushatat
24.09.2017 16:36
VMRO-DPMNE ka reaguar lidhur me prononcimin e zëdhënësit të qeverisë për mjetet e harxhuara për propagandë dhe fushatë nga qeveria e kaluar....

Gjithça është në përputhje me ligjin, asgjë nuk është e kundërligjshme, të gjitha mjetet, deri në denarin e fundit janë shpërndarë sipas metodologjisë precize dhe janë ndarë në proces transparent, theksojnë nga partia e Gruevskit, nga e cila pres konferencën e zëdhënësit të qeverisë e quajnë të fryer dhe manipulative.
"Informatat për fushatat dhe mjetet e ndara mediave ishin publikuar para dy vitesh. Është e dukshme nevoja për senzacion të lirë, friga nga humbja në zgjedhje dhe defokusim të opinionit prandaj është zgjehdur kjo periudhë, vlerësojnë nga VMRO. Kampanjat publike të qeverisë kishin funksion edukativ informativ, ndërsa epilogu i kampanjave solli rezultate të dukshme. 100 investime të reja nga jasht, imazh i përmirësuar i vendit, dyfishim i numrit të turistëve, rritje e numrit të udhëtarëve. Hapja e temës së kampanjave dhe mjeteve tëpaguara mediave paraqet tentim të shmangejes së skandaleve të vërteta të lidhura me tenderët që vet zëvendëskryeminsitri Angjushev ia ndau kompanisë së tij, apo disperzimin enorm të bizneseve të klanit Zaevi", thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
