Maqedoni
Xhaferri takon diplomatin amerikan Benks
17.06.2014 19:05
Zëvendës kryeministri Musa Xhaferri, ka realizuar sot takim me Zëvendës Drejtorin e Zyrës për Çështje...

Zëvendës kryeministri Musa Xhaferri, ka realizuar sot takim me Zëvendës Drejtorin e Zyrës për Çështje të Evropës Jugore dhe Qendrore të Departamentit të Shtetit amerikan Steve Benks.
Tema të takimit kanë qenë marrëdhëniet ndëretnike midis dy komuniteteve shumicë, implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit, qasja e komuniteteve ndaj këtij dokumenti të rendësishëm, ruajtja e kohezionit të brendshëm dhe zgjidhja e çështjes së emrit me Greqinë si parakusht i integrimeve të vendit në strukturat euro-atlantike.
Zëvendëskryeministri Xhaferri ka nënvizuar se komunitetet që jetojnë në Maqedoni duhet të bashkohen rreth pikave që i bashkojnë ata për një ardhmëri të përbashkët, e ato janë integrimi i vendit në NATO, Bashkimin Evropian dhe rritja e standardit ekonomik.
Diplomati amerikan e ka siguruar Xhaferrin se administrata amerikane vazhdon të tregojë interesim të madh në lidhje me zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit thuhet në komunikatën e lëshuar pas takimit.
