Botë

Vdekja misterioze e dy trinjakëve

24.09.2017 19:45

Dy trinjakë vetëm 5 muajsh humbën tragjikisht jetën, ndërkohë që ndodheshin në shtëpinë e tyre në Bridgend, Uells...

Noah dhe Charlie, u gjetën nga nëna e tyre Sarah Owen pa frymë.
 
Fatmirësisht trinjaku tjetër, Ethan, sipas të përditshmes “The Sun” ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore
 
Zyrtarët e policisë shkuan në banesë rreth orës 10:00 të së shtunës.
 
Dy të vegjëlit u nisën me urgjencë drejt spitalit, por ata u deklaruan të vdekur nga mjekët.
 
Sarah mësohet se ishte nënë e vetme dhe jetonte në këtë zonë që prej Prillit. Fqinjët e përshkruajtën atë si një nënë të dedikuar.
 
Mbeten të paqarta rrethanat e vdekjes së të miturve dhe pritet që të jetë ekspertiza mjeko – ligjore ajo që do të japë shkakun.

Megjithatë, policia tha se ngjarja dyshohet të jetë një ‘aksident tragjik’.
 
Dyshimet janë se fëmijët mund të kenë vdekur si pasojë e sindromës së vdekjes së papritur të foshnjeve (SIDS), por nuk përjashtohet edhe mundësia se ata mund të jenë helmuar nga monoksidi i karbonit, nga sistemi i ngrohjes.
 
Monoksidi i karbonit njihet si ‘vrasësi i heshtur’, pasi është një gaz helmues pa erë.
 
Vetëm në Britani, numëron 50 viktima në vit./tvklan.al