Komunikacioni në vend po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa
25.09.2017 09:54
Komunikacioni në vend po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa....

Komunikacioni në vendin tonë po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa.
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur. Në grykat malore, siç kumtoi, është e mundur rrëshqitja e dheut, veçanërisht në akset rrugore: Koçan - Makedonska Kamenicë - Dellçevë, Vinicë - Berovë, Gostivar - Srrazhë, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Katllanovë - Veles, Krushevë - Demir Hisar dhe Resnjë - Bukovë.
Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është ulur, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
