Trajnim simulues për luftë kundër krimit kibernetik

25.09.2017 10:13

Trajnim simulues për luftë kundër krimit kibernetik do të fillojë sot në Shkup...

Trajnim simulues për luftë kundër krimit kibernetik do të fillojë sot në Shkup në organizim të iPROCEEDS, projekt i përbashkët i BE-së dhe Këshillit të Evropës.

Në trajnimin do të marrin pjesë hulumtues për krimin kibernetik, specialistë për forenzikë digjitale, inspektorë financiarë, prokurorë, njësite për zbulim financiar, Drejtoria për mbrojtje ë të dhënave personale (DMDHP), si dhe përfaqësues nga sektori privat - ISP (internet provajder).

Aktivitetin e organizon Zyra për program kundër krimit kibernetik të Këshillit të Evropës, përmes një projekti të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës.

Trajnimin do ta koordinojë një ekip multinacional i ekspertëve nga Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar.

Qëllimi është që të vendosen lidhje më të afërta mes bashkësive profesionale dhe hulumtuesve të krimit kibernetik, personat përgjegjës për siguri kibernetike, hulumtues financiar/zbulues dhe sektori privat.

Ky aktivitete është përsëritje e Koordinimit për krim kibernetik dhe Trajnimit për partneritet të organizuar në nivelin nacional në Tbilisi, Gjeorgji, nga 24 prilli deri më 28 prill të vitit 2017, e cila është përbërë nga 13 shtete nga Rajoni partner lindor, Evropa Juglindore dhe Turqia dhe janë përfshirë më shumë se 80 prokurorë, hulumtues të krimit kibernetik, hetues financiarë/zbulues dhe ekspertë për siguri kibernetike nga Azerbajxhani, Shqipëria, Bjellorusia, BeH-ja, Gjeorgjia, Armenia, IRJ e Maqedonisë, Moldavia, Serbia, Ukraina, Mali i Zi dhe Turqia.

iPROCEEDS është projekt i përbashkët të BE-së dhe Këshillit të Evropës për targetimin e aktiviteteve kriminele të internetit në Evropën Juglindore dhe Turqi, nën Instrumentin për ndihmë paraqasëse, i cili i mbulon Shqipërinë, Kosovën, Bosnjë e Hercegovinën, Maqedoninë Serbinë, Turqinë dhe Malin e Zi. Projekti zgjat 42 muaj dhe ka buxhet 5,56 milionë euro.