SHBA, ndalime udhëtimi për shtetasit korean

25.09.2017 10:48

Shtëpia e Bardhë tha se kufizimet pasojnë rishikimin e informacioneve nga qeveritë e huaja....

Shtetet e Bashkuara kanë zgjeruar ndalimin e udhëtimit edhe për shtetasit e Koresë Veriore, Venezuelës dhe Çadit, transmeton 

Shtëpia e Bardhë tha se kufizimet pasojnë rishikimin e informacioneve nga qeveritë e huaja.

 “Amerika e sigurt është prioriteti im numër një. Nuk do t’i pranojmë në vendin tonë ata që nuk mund t’i kontrollojmë”, tha presidenti amerikan, Donald Trump.Kufizimet për Venezuelën aplikohen vetëm për zyrtarët qeveritarë dhe familjarët e tyre. Tre vendet e reja u bashkohen Iranit, Libisë, Sirisë, Jemenit dhe Somalisë, që po ashtu kanë kufizime udhëtimi në SHBA. Dekreti i ri, ndërkaq, ka hequr Sudanin nga kufizimi i udhëtimit.