Irak, kurdët votojnë për referendumin e pavarësisë
Kurdët filluan votimin për pavarësi gjatë një referendumi historik që do t’i hapë rrugën krijimit të një shteti për të cilin luftojnë që prej një shekulli...

Votimi, i iniciuar nga presidenti kurd, Masud Barzani, nuk zhvillohet vetëm në rajonin autonom të Kurdistanit në veri të Irakut, që përfshin provincat e Erbilit, Sulejmanijeh dhe Dohuk, por gjithashtu dhe në zona që pretendohen edhe nga kurdët dhe qeveria qendrore irakiane.
Turqia dhe Irani, të shqetësuara se ky referendum mund të shërbejë si shembull për minoritetet kurde që ndodhen në këto vende, kanë kërcënuar rajonin e Kurdistanit irakian.
Ministria e Jashtme turke lëshoi një deklaratë duke e quajtur votimin “të paligjshëm dhe të pavlefshëm”. Referendumi pritet të përfundojë në orën 18:00 dhe rezultatet e para do të dalin brenda 72 orëve.
