Botë
Vullkani në prag të shpërthimit, evakuohen mbi 42 mijë banorë në Bali
25.09.2017 15:36
Më shumë se 42.000 persona janë evakuuar nga shtëpitë pranë një vullkani në Bali të Indonezisë, që është në prag të shpërthimit...

Ditët e fundit, në zonën përreth malit Agung ka pasur qindra raste të dridhjeve të tokës si dhe shenja se magma po arrin të dalë në sipërfaqe.
Autoritetet kanë vendosur një parametër sigurie prej 12 kilometrash, në zonën që ka aktivitet vullkanik dhe kanë vendosur nivelin më të lartë të alarmit, që prej të premtes. Mali Agung është një ndër 130 vullkanet aktivë në Indonezi.
