Maqedoni

Zgjedhjet 2017, Thaçi: Vazhdon lufta për mbijetesën e shqiptarëve

25.09.2017 15:58

Partia Demokratike Shqiptare ka promovuar tashmë 18 kandidatët për kryetarë komune dhe 24 bartësit e listave për këshilla komunalë për zgjedhjet lokale 2017...

Lideri  i PDSh-së, Menduh Thaçi, tha se partia e tij do të vazhdojë luftën për mbijetesën e idesë kombëtare dhe fetare të shqiptarëve në vend. Thaçi hodhi poshtë zërat se PDSh-ja nuk doli me kandidatin për kryetar komune në Kërçovë që ta përkrahë BDI-në, por sepse:
 
“Nuk kemi nxjerr kandidat në Kërçovë se s’kemi njeri, sepse në Kërçovë bëhet dhunë e paparë ndaj demokracisë, dhunë e paparë ndaj anëtarëve të PDSh-së, dhunë e tmerrshme e cila nuk lejoj që asnjë njeri të marrë guximin dhe të shprehet për kandidaturë. I siguroj kërçovarët se ne kur nuk do t’i eliminojmë si parti prej hartës kombëtare të shqiptarëve të Maqedonisë. Ne jemi jashtëzakonisht të interesuar që shqiptarët në këto zgjedhje së bashku me aleatët e tyre, turqit, boshnjakët dhe të tjerët të ngadhënjejnë në të gjitha territoret ku ata jetojnë”,- deklaroi kryetari i PDSh-së, Menduh Thaçi.
 
Zgjedhjet lokale do të jenë një mundësi e madhe për një kthesë për shqiptarët e Maqedonisë, theksoi shefi i shtabit zgjedhor, Orhan Ibrahimi. 
 
“Plotësojnë kriterin fondamental sepse në mendje dhe zemër mbajnë dhe mbrojnë idenë e PDSh-së. Përmes këtyre kandidaturave bëjmë të ditur se PDSh është këtu, qëndron e palëkundur, ajo lufton drejt lirisë, mirëqenies, drejtësisë, barazisë dhe demokracisë”,- theksoi kryetari i shtabit qendror zgjedhor, Orhan Ibrahimi.
 
Thaçi ndërkohë ka përkujtuar Tiranën dhe Prishtinën zyrtare që “të jenë më të vëmendshme ndaj shqiptarëve të Maqedonisë”.
 
AMIR DURAKU