Zgjedhjet lokale 2017, Koalicioni “Aleanca për Shqiptarët” në Gostivar
Koalicioni “Aleanca për Shqiptarët” (RDK dhe UNITETI) mbajti mbrëmë konventën promovuese në Gostivar...

Koalicioni “Aleanca për Shqiptarët” (RDK dhe UNITETI) mbajti mbrëmë konventën promovuese në Gostivar ku u bë promovimi i kandidatëve për kryetarë komune dhe listës së këshilltarëve për Komunën e Gostivarit, Dibrës, Kumanovës dhe Çairit.
“Shqiptarët ndodhen para sfidave të mëdha të ballafaqimit kundër projekteve antikombëtare dhe antifetare, që përgatiten nga kuzhina të ndryshme”,- deklaroi kryetari i RDK-së, Vesel Memedi.
“Vizioni dhe misioni i Koalicionit “Aleanca për Shqiptarët” është i njëjti vizion që nga dita e parë e themelimit dhe ky rrugëtim do të vazhdojë edhe më tutje, deri në realizimin e plotë të barabarësisë së plotë të të gjithë qytetarëve në këtë shtet”,- u shpreh Gëzim Ostreni nga UNITETI.
Me pjesë nga platforma dhe programi i tij të quajtur “E vërteta për Gostivarin”, u paraqit edhe kandidati për kryetar të Gostivarit, Shpat Iseini.
Të pranishmëve iu drejtuan edhe kandidati për kryetar të Komunës së Dibrës, Shkëlqim Xhafa, si dhe bartësit e listës për Gostivarin dhe Kumanovën. (Lulzim Haziri, TVM2)
