Maqedoni

Qendra e Shëndetit Publik: Nuk ka raste të reja të infektuarish me fruth

25.09.2017 17:41

Qendra e Shëndetit Publik në Shkup informon se nuk janë paraqitur raste të reja të të infektuarve nga fruthi..

Qendra e Shëndetit Publik në Shkup informon se nuk janë paraqitur raste të reja të të infektuarve nga fruthi dhe se pesë personat te të cilët është regjistruar kjo sëmundje, janë në gjendje të mirë shëndetësore.
 
Të premten është shpallur epidemi e kufizuar në rajonin Kvantashka në komunën e Gazi Babës. Gjatë fundjavës janë vaksinuar rreth njëqind persona të cilët kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me të infektuarit dhe që nuk janë vaksinuar ose nuk kanë vërtetim për vaksinë në territorin e komunës ku është shpallë epidemia.
 
Ekipe nga Qendra e Shëndetit Publik dhe Instituti i Shëndetit Publik bashkërisht po kryejnë kontroll shtesë të kartonëve të vaksinave dhe i thërrasin për vaksinim fëmijët e pavaksinuar dhe jo të vaksinuar tërësisht. Njëkohësisht, të gjitha shtëpitë e shëndetit kanë marrë urdhëruar që prioritet ta kenë vaksinimin, gjegjësisht rivaksinimin në shkolla kundër morbileve, rubeolës dhe parotitit.