Maqedoni

Përgjimet nga Policia Sekrete, Gjykata Kushtetuese vendos të mërkurën

25.09.2017 17:54

Gjykata Kushtetuese të mërkurën duhet të vendos nëse policia sekrete mund të përgjojë përmes operatorëve të telekomunikimeve...

Në seancën rreth kësaj çështje që u mbajt në mes të korrikut, gjykatësit kushtetues pranuan nismën për ndryshimin e ligjit. Pjesa më e madhe e tyre u shprehën se ligji aktual i mundëson DSK-së që pa kontroll të ndjek komunikimet e qytetarëve përmes operatorëve celularë.

Me ndryshimin e Ligjit për komunikime elektronike në vitin 2014, operatorëve iu imponua obligimi që vet të sigurojnë dhe mirëmbajnë pajisjen e përgjimit. Puna e DSK-së ishte pjesë e kritikave të ashpra edhe në raportin e dytë të Pribesë.