Maqedoni

Transporti i nxënësve, kallëzim penal për kryetarin e Kriva Pallankës

25.09.2017 19:02

Ministria e Brendshme ka ngritur kallëzim penal ndaj kryetarit të komunës së Kriva Pallankës, Arsenço Aleksovski....

Ai akuzohet për abuzim me pozitën e tij zyrtare lidhur me transportin e nxënësve në Kriva Pallankë, pasi, sipas akuzës, së bashku me kryetarin e Këshillit komunal, Borçe Stojçevskin, dhe një drejtor në një shkollë fillore, kanë dëmtuar buxhetin me 3 mijë euro.

Një kompanie nga fshati Konopnica i është dhënë furnizimi publik, ndërsa kontrolli i cilësisë së shërbimit nuk është zbatuar asnjëherë. Nuk është formuar komision dhe policia ka gjetur se transporti i nxënësve është zhvilluar edhe pse nuk janë përmbushur kushtet ligjore.