Rusia dhe Korea ndahen në paqe
Rusia dhe Koreja Jugore i kanë ndarë pikët pasi që kanë barazuar me rezultat 1-1...

Rusia dhe Koreja Jugore i kanë ndarë pikët pasi që kanë barazuar me rezultat 1-1. Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë. Pjesa e parë e ndeshjes përfundojë po ashtu e barabartë me rezultat 0-0, ku në posedim dominoi kombëtarja e Koresë së Jugut.
Skuadra e strategut italian Fabio Capello, Rusia nuk ka treguar ndonjë shenjë së mund të shënojë në këtë pjesëlojë ë takimit, ndërkaq ishin koreanë- jugorët që e kërkonin golin.
Edhe pjesa e dytë fillojë më të njëjtin intensitet si ajo e para, për Korenë e Jugut e cila kërkonte që të shënonte. Dhe, goli erdhi tek në minutën e 68' ku shënoi lojtari i cili erdhi nga stoli, Lee K-H. Por ky gëzim i koreanëve nuk zgjati shumë pasi që rezultati u barazua në minutën e 74' nga Kerzhakov.
Pas golit të shënuar ishin rusët ata që kërkonin të përbuznin gjithçka por pa rezultat. Ky rezultat më së shumti i konvenon Belgjikës e cila sot fitojë në ndeshjen kundër Algjerisë.
